Serbi – Kryeprokurori i Hagës viziton vëndin

Ai do të qëndrojë dy ditë në kryeqytetin serb për të parë nivelin e bashkëpunimit të ofruar për Gjykatën e Krimeve të Luftës për ish-Jugosllavinë. Prioriteti i Brammertz është arrestimi i dy kriminelëve të luftës, mes të cilëve ish-gjenerali i serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladic. Rruga e anëtarësimit të Serbisë në BE do të bllokohet deri në bashkëpunimin e plotë të saj me Hagën. Sipas qeverisë serbe, kjo është vizita më e rëndësishme e tij, pasi vjen në një kohë të rëndësishme. Pas një muaji merret vendimi nëse serbët do të lejohen të udhëtojnë pa viza në vëndet e BE-së. Muajin e ardhshëm Brammertz do të paraqesë gjithashtu në KS të OKB-së një raport për bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën.

Advertisement