Ai ka theksuar se qeveria aktuale është përgjegjëse për “shkretërimin” e Serbisë në cdo pikëpamje. “Duke pasur parasysh gjëndjen e rëndë në vend, po imponohet nevoja që qeverisja aktuale të ikë. Për Serbinë do të ishte dëmi më i vogël, por edhe më pak i dhimbshëm nëse në zgjedhje do të kemi një qeverisje të re, e cila do të ishte në gjëndje të sigurojë një shtet të fortë dhe të qëndrueshëm”, ka deklaruar lideri i PDS-së. Sipas tij, programi i partisë së tij ofron një qeverisje të mirë dhe funksionale që do të përballojë dhe tejkalojë krizën aktuale ekonomike.