Një lajm të tillë e njoftoi kabineti i tij, duke cilësuar se faj për këtë ka fakti i përfaqësimit të Kosovës në këtë konferencë si shtet. “Fatkeqësisht, organizatorët nuk e ndoqën këtë parim dhe e parandaluan presidentin serb nga pjesëmarrja në konferencë”, ka vlerësyar zyra e Tadiçit. Më parë, Beogradi zyrtar kishte deklaruar se do të merrte pjesë në këtë konferencë vetëm nëse Kosova përfaqësohej në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. Por Kosovën në konferencën në Bërdo afër Kranjit e përfaqëson kryeministri Hashim Thaçi dhe jo ndonjë përfaqësues i UNMIK, siç pretendonte Serbia, duke provokuar kështu “rebelimin e Tadiç”.