Serbi – Këshilli i Helsinkit kritikon politikën e Beogradit

“Mungesa e konceptit strategjik të zhvillimit të vendit, karkaterizon dinamikën e brendshme të Serbisë që nga vrasja e kryeministrit Gjingjic në vitin 2003 dhe se kjo shquhet në mënyrë më të qartë në fushën e politikës së jashtme”, thuhet në komunikatë. Në vijim të raportit theksohet se ministri i Jashtëm, Vuk Jeremic kërkon aleatë në vendet me regjime autoritare në Azi dhe Afrikë. Komiteti i Helsinkit komenton edhe vizitën e zv/presidentit amerikan në Beograd, duke thënë se gjithcka ka ndodhur pas këmbënguljes së SHBA-së dhe BE-së.

Advertisement