Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Koha Ditore”, e cila i referohet një burimi ndërkombëtar. “Takimi do të mbahet më 18 nëntor në Nish. Ai do të zhvillohet me kërkesë të autoriteteve ushtarake serbe, të cilat kërkojnë ndryshimin e vijës kufitare që është përcaktuar sipas Marrëveshjes së Kumanovës”, ka deklaruar burimi. Ai ka shtuar se për këto bisedime janë njoftuar edhe autoritetet e Kosovës dhe është diskutuar në takimin që gjenerali Byhler zhvilloi të premten me kreun e Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.