Ai është shprehur se situata në aspektin diplomatik është më e mirë nga c’pritej. “Kur është fjala për Kosovën, në aspektin diplomatik situata është shumë më e mirë për ne sesa kushdo që ka pritur”, ka thënë Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç. “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është duke mbledhur opinionet e shteteve të interesuara për këtë cështje deri më 17 prill. Ne i jemi përkushtuar shumë energjisë diplomatike, me qëllim që të bindim sa më shumë shtete, të cilat mendojnë që t’i drejtohen edhe zyrtarisht GJND-së. Jam i bindur se për këtë rast në anën e Serbisë do të jenë një numë ri madh shtetesh me ndikim në botë”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.