Serbi – Karaxhic kërkon që SHBA dhe Suedia të pranojnë që i kanë ofruar imunitet

Ai ka depozituar një mocion në Hagë, ku po gjykohet pas akuzave për genocid. Sipas tij, të dhënat për këtë marrëveshje janë kritike për cështjen. Karaxhic pretendon për ekzistencën e një marrëveshjeje me zyrtarin e lartë amerikan Richard Holbrooke në vitin 1996, sipas së cilës ai kishte rënë dakord të zhdukej nga skena publike në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale për krime lufte. Holbrooke ndihmoi në negociatat për t’i dhënë fund luftës së Bosnjes së bashku me ministrin e Jashtëm suedez Carl Bildt. Ai ka mohuar deklaratat e Karaxhic, që u arrestua vitin e kaluar pas 13 vjetësh në arrati.

Advertisement