“Kandidatura është gjë e madhe dhe rrjedhimisht duhet të jemi real”, ka thënë Jelko Kacin për shtypin serb duke u cituar dhe nga radio RFE. “Kandidatura nuk është lojë, ka vijuar Kacin, por veprim me rregulla shumë të qarta përmes të cilës fitohet besimi i 27 vendeve anëtare, institucioneve të Bashkimit Evropian, fqinjëve të Serbisë dhe vendeve tjera kandidate, të tashme dhe të ardhshme”. Duke folur për qëndrimin e Holandës ndaj Serbisë, Jelko Kacin, ka pohuar se “nuk është Holanda pengesë ndërmjet Beogradit dhe Brukselit, por Ratko Mladiq, Goran Haxhiç dhe ata që u ndihmojnë”.