Serbi – Kacin: bashkëpunimi me Hagën afron vendin me BE-në

Sipas tij, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është i domosdoshëm dhe do të shtyjë Beogradin që të përmbushë detyrimet e tij ndaj gjykatës së Hagës. “Bashkëpunimi i plotë me gjykatën e Hagës do të mundësonte progres në afrimin e Serbisë drejt BE-së dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt”, ka deklaruar Kacin. Bashkëpunimi i plotë me gjykatën e Hagës dhe kapja e të kërkuarit Ratko Mlladic i janë vendosur Serbisë si kushte nga disa vende anëtare për afrimin me BE-në.

Advertisement