Jeremiq ka përsëritur se Qeveria e Serbisë ka qenë unike, kur ka thënë se nuk ka kushte për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhje. “Zgjedhjet nuk janë shpallur në bazë të rezolutës 1244 që do të nënkuptonte shpalljen e tyre nga shefi i UNMIK-ut, gjë që ai nuk e ka bërë”, ka thënë Jeremic. Sipas Jeremic, bisedimet mund të fillojnë rreth çështjeve më pak të diskutueshme, siç është çështja e të pagjeturve apo çminimi i territorit rreth vijës administrative. ”Në këtë mënyrë mund të krijohet atmosferë e mirë për bisedime serioze”, ka thënë Jeremic. Ai po ashtu ka thënë se bisedimet Prishtinë-Beograd do të mbahen nën sundimin e OKB-së, nën ndërmjetësimin e EULEX-it.