Këshilli i Evropës “duhet të jetë i fokusuar në nismat që janë neutrale ndaj statusit të Kosovës”, tha Jeremic në Strasburg. Lajmi behet publik nga faqja on line REL. Gjatë një takimi të këtij Këshilli, të mbajtur të mërkurën, Jeremiç theksoi se “po i afrohemi një momenti të ri dhe premtues sa i përket çështjes së Kosovës”. Ai shtoi se duhet gjetur një zgjidhje që është e pranueshme për të gjitha palët.