Sipas shefit të diplomacisë serbe, një fakt që e konfirmon këtë deklaratë është shkelja që i është bërë rezolutës 1244 me shpalljen e pavarësisë. “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në historinë e saj nuk ka gjykuar asnjëherë ndonjë rast të shkëputjes së territorit”, ka pohuar Jeremic. Ai e ka lidhur shpalljen e pavarësisë së Kosovës me precedentët që ajo mund të shkaktojë tek vëndet e tjera.