Serbi – Ivanovic parashikon gjakderdhje në veri të Kosovës

“Kur bëhet fjalë për kthimin e serbëve, me këtë rast është shkelur e gjithë procedura. Shqiptarët kanë vendosur të kthehen duke mos respektuar asnjë rregull dhe madje kanë marrë edhe mbështetjen e KFOR-it për një gjë të tillë”, ka deklaruar Ivanoviç. Ai ka shtuar se kjo do të thotë që “NATO-ja është pozicionuar në njërën anë”, gjë e cila sipas tij, ka rrënuar kredibilitetin e saj. Sipas Ivanoviç, tentativa e qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it që gjatë këtij viti Prishtina të vendosë kontroll të plotë mbi veriun e Kosovës, do të shkaktonte gjakderdhje. “Nuk dyshoj se ekzistojnë ide të tilla, mirëpo realizimi i tyre do të paraqiste një skenar të tmerrshëm. Do të shkaktoheshin përleshjet të nivelit të madh”, ka thënë Ivanoviç.

Advertisement