“Është me rëndësi të madhe që Serbia të mbajë një qendrim konstruktiv në raport me Kosovën, prandaj e inkurajojmë për një përkushtim sa më të madh në bisedime”, ka pohuar Fyle. Deklaratën e tij zyrtari i lartë evropian e ka bërë në prag të vizitës së tij në Beograd, ku pritet të dorëzojë pyetësorin për statusin e vendit kandidat për në BE. Sipas mediave serbe, pyetësori me 2483 pyetje që Fyle do të dorëzojë sot është i ngjashëm me atë që morën Mali i Zi dhe Shqipëria, me disa pyetje të ndryshuara, të lidhura me situatën në Serbi.


