Serbi – Fule, integrimi nuk lidhet me cështjen e Kosovës

Sipas Fules, Pyetësori i Komisionit Evropian për kandidaturën e Serbisë do të jetë neutral sa i përket Kosovës. “Përmbajtja e Pyetësorit do të tregojë qartë se Komisioni Evropian karshi statusit të Kosovës është neutral. Nuk ka ndërlidhje në mes të zgjidhjes së marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës dhe hapave të ardhshëm të Serbisë në integrimet evropiane. Do të tregojmë në Pyetësor që në asnjë mënyrë nuk e detyrojmë Beogradin që të përcaktohet midis rrugës së anëtarësimit në BE dhe synimeve që Kosova të jetë pjesë e Serbisë”, është shprehur Fule.