Në diskutimin në komitetin e politikës së jashtme të Parlamantit Evropian, Feith tha se “kjo është mjaft e habitshme sepse për gjëndjen reale në terren, vendosin qytetarët, dhe jo qeveritë”. “Qëndrimi i Bashkimit Evropian është se nëqoftëse qytetarët deklarohen për ndryshime demokratike, në këtë rast në veriun e Kosovës, atëherë mendoj se këtë nuk duhet ta pengojë asnjë qeveri”, tha Feith. Feith tha se pret dalje më të madhe në zgjedhjet të serbëve të Kosovës në jug të Ibrit, por shprehu keqardhje që në pjesën veriore “strukturat paralele” i kanë ftuar serbët t`i bojkotojnë zgjedhjet.