Serbi – Falje për masakrën e Srebrenicës

Qeveria kërkoi ndjesë për viktimat, që nuk ka bërë gjë për parandalimin e masakrës, edhe pse në rezolutën përkatëse të miratuar prej deputetëve serbë, masakra nuk përfshinte fjalën “gjenocid”. “Deklarata që ne sapo votuam në parlamentin serb është vetëm fillimi, pasi subjekti i kësaj deklarate është maja e aisbergut të së kaluarës që ne duhet të përballemi. Krimet e kësaj lufte nuk mund tia përcjellim brezave të ardhshëm”, tha udhëheqësi i Lidhjes Social-Demokrate, Nenad Canak. Forcat serbe boshnjake të udhëhequr nga gjenerali Ratko Mlladiç vranë rreth 8 mijë burra dhe të rinj myslymanë në qytetin e Srebenicës. Dokumenti u mbështet nga koalicioni udhëheqës properëndimor, i cili argumentoi se kjo masë do të ndihmojë në pajtimin rajonal dhe në përpjekjet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërsa ligjvënësit nacionalistë të Serbisë e kanë kundërshtuar rezolutën si “të turpshme” dhe “të padrejtë”.

Advertisement