Serbi – Dorëhiqet Lajic

Rasi Lajic, është larguar nga detyra me argumentin se nuk ka mundur dot të kapë ish komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladic. Lajic kishte premtuar se do të kapte gjeneralin serbo-boshnjak deri në fund të vitit. Ai nuk e arriti dot këtë afat dhe me ndërgjegje ka dhënë dorëheqjen dy ditë para se të mbyllet viti 2009. Gjenerali Mlladiç akuzohet për kryerjen e genocidit në masakrën e 8 mijë myslimanëve bonshnjakë në Srebrenicë në 1995, dhe për rrethimin e Sarajevës. Arrestimi i tij është i domosdoshëm që Serbia të bëjë hapa përpara për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Advertisement