Serbi – Denohen 13 shtetas per masakren e Vukovarit

Gjykata per krimet e luftes ne Beograd ka denuar me 20 vjet burg 13 shtetas serbe te akuzuar per masakren e Vukovarit. Sipas mediave ballkanase gjykatesi i ceshtjes i ka shpallur fajtore te pandehurit per torturim cnjerezor dhe vrasje te te burgosurve te luftes. Masakra ne qytetin kroat te Vukovarit ndodhi ne vitin 1991, ku 200 te burgosur lufte u vrane gjate rrethimit te qytetit.
Advertisement