“Deri tani nuk ka pasur bisedime mes partive që përbëjnë koalicionin qeveritar, mbi formatin dhe temat e dialogut me palën kosovare”, ka pohuar Dacic. Ai ka theksuar se për Serbinë pavarësia e Kosovës mbetet e papranueshme dhe ka shtuar se nuk ka cështje që s’ka lidhje me statusin e Kosovës.


