Serbi – Brammertz përshëndet progresin e autoriteteve

Brammertz gjatë takimit me Cvetkoviçin deklaroi se ”progreset në bashkëpunimin e Beogradit me Gjykatën Ndërkombëtare Penale janë të dukshme dhe përshëndeti efikasitetin e institucioneve serbe në fushën e dorëzimit të dokumenteve dhe arkivave”. Brammertz, i cili përgatiti raportin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara përsa i përket bashkëpunimit të shteteve të ish-Jugosllavisë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, zhvilloi një vizitë dyditore në Beograd.

Advertisement