Serbi – Bogdanovic mohon se ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

“Asnjë nga bashkëpunëtorët e mi nuk merr pjesë në punët që do të shkonin në favor të institucioneve kosovare”, ka deklaruar Bogdanovic. “Qeveria e Serbisë ka miratuar një qëndrim unik dhe ka ftuar serbët e Kosovës që të mos dalin në zgjedhje”, ka theksuar ai. Duke folur para Parlamentit serb, Bogdanovic ka shtuar se për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 12 dhjetorit nuk janë plotësuar kushtet.

Advertisement