Serbi – Bogdanovic, asnjë marrëveshje me EULEX

“Veprimet e njëanshme të EULEX janë të papranueshme”, ka pohuar Bogdanovic, i cili i ka bërë thirrje komunitetit serb që në protestat e ardhshme të ruajë qetësinë. Ministri ka kritikuar vendimin e udhëheqësve komunalë në Leposavic për të mos bashkëpunuar me EULEX-in, pas sipas tij Serbia do t’i zgjidhë të gjitha cështjet përmes dialogut. Më tej, Bogadnovic ka kritikuar vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar hyrjen e zyrtarëve serbë. “Ky është një vendim frustrues, që tregon se në Kosovë ka probleme të mëdha etnike”, ka shtuar Bogdanovic.

Advertisement