Në një intervistë për mediat serbe, Bogdanovic theksoi se Beogradi është i interesuar që sa më shpejtë të arrihet kompromis në dialogun me Prishtinën. “Jemi të gatshëm të arrijmë deri tek kompromisi, sepse është mënyra e vetme që të zgjidhen problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen serbët dhe shqiptarët”, ka thënë Bogdanovic. Bogdanovic ka vlerësuar se për Beogradin është i papranueshëm propozimi për autonomi të serbëve në veri të Kosovës në shkëmbim për njohjen e Kosovës nga Serbia. Sipas tij, takimi i parë në Bruksel ka ngjallur optimizëm tek të gjitha palët, tek përfaqësuesit e Prishtinës, Beogradit dhe BE-së. Por, Bogdanovic ka ripërsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si shtet i pavarur.