Serbi – BB paguan borxhin ndaj Kosovës

Ministri i Ekonomisë, Mlagjan Dinkiç, tha se shlyerja e “borxhit të Kosovës” kurrsesi nuk do të thotë se Beogradi do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Dinkiç shtoi se Serbia para një viti ka kërkuar nga Banka Botërore që të lirohet nga pagesa e “borxhit të Kosovës”, sepse nuk ka pasur kuptim që të kthejë pjesë të borxhit në kohën kur nuk mund të arkëtojë të ardhura tatimore në Kosovë. Borxhi i jashtëm i Kosovës tash është rreth 630 milionë dollarë.

Advertisement