Gjatë një fjalimi në Beograd në samitin rajonal për krimin e organizuar, ai ka thënë se përmes territorit të Ballkanit çdo vit kalojnë kontrabandë rreth 100 tonë heroinë, në vlerë prej 416 milionë eurosh. Barrot ka theksuar se testi i vërtetë i efikasitetit të një shteti në luftën kundër mafies është forcimi i sistemit gjyqësor dhe konfiskimi i pasurisë së kriminelëve.