Bombardimet e NATO-s 10 vjet me pare percaktuan marredheniet mes aleances dhe Serbise. Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac deklaroi se ky eshte shkaku qe nga te gjitha vendet e rajonit, Serbia sot ka marredhenie me te keqija me Aleancen Veriatlantike. Sipas tij, Serbia eshte i vetmi vend, qe po shkon drejt Bashkimit Evropian, por megjithate nuk ka mundesi per te hyre ne NATO. Vendimi i Aleances per te trajnuar Forcen e Sigurise se Kosoves shihet si faktor edhe per ftohjen e marredhenieve.