Ka qenë ambasadori kubanez në Beograd ai që ka përcjellë përmes medias qëndrimin e qeverisë së tij. “Kuba mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës dhe kërkon nga shtetet tjera që ta respektojnë të drejtën ndërkombëtare”, ka deklaruar ambasadori kuban në Beograd, Mercedes Martinez. Në një konferencë për media, Martinez, tha se Havana është e vendosur për të mbrojtur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, dhe shtoi se Kuba dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira miqësore.