Lajmin e bën të ditur Instituti për Shëndetin Publik në Beograd, sipas të cilit nga 295 të prekurit, 72 janë infektuar jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër në 36 qytete të Serbisë. I njëjti burim saktëson më tej se bilanci i personave të prekur është regjistruar deri më 15 nëntor, ndërsa rasti i fundit i vdekjes nga virusi më 10 nëntor. Serbia pak ditë më parë shpalli epideminë e gripit A. Masa e parë në luftën kundër epidemisë ishte vaksinimi urgjent i tre milionë njerëzve, si dhe kujdestaria e përforcuar e mjekëve. Shpallja e epidemisë së gripit të derrave H1N1, nënkupton mes tjerash që në Serbi tashmë mbikqyrja është e jashtëzakonshme. Ka ndalim të grumbullimit më shumicë të njerezve në vende publike, përfshirë shkollat dhe institucionet parashkollore.