Serbi – 10000 te papune ne muaj

Numri i te papuneve ne Serbi prej nentorit te vitit 2008 rritet me 10.000 persona ne muaj ka bere te ditur drejtori i Sherbimit nacional serb per punesimin, Vlladimir Ilic, i cili gjithesesi ka theksuar se nuk pret qe kriza boterore ekonomike te shkaktoje pasoja dramatike mbi punesimin ne Serbi. Sipas tij, numri i te papuneve ne Serbi eshte rreth 736.000 persona, qe megjithate eshte me pak krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. “Eshte e sigurte se do te arrijme tek nje vellim i zvogeluar i punes dhe do te kemi rritje te papunesise, por shpresoj qe kjo te jete nje rritje e bute”, ka deklaruar Ilic.
Advertisement