Selfie mania në ballon Met Gala 2015

Met Gala i këtij viti kishte rregulla shumë strikte dhe të qarta: nuk lejohen selfie-t.

Megjithatë me sa duket fuqia e kamerës është shumë e fortë për disa yje të Hollywood-it si Justin Bieber, Madonna, Kim Kardashian, Reese Witherspoon, Miley Cyrus, dhe Kendall Jenner.

Advertisement

Disa prej të ftuarve kanë ndarë me fansat e tyre në rrjetet sociale foto dhe selfie.

Madonna në njërën foto shfaqet me Lady Gaga dhe Katy Perry, ndërsa në një tjetër me Kardashian, Kanye West dhe Diplo.

Justin Bieber ka pozuar me Cara Delevingne dhe Lady Gaga; Behati Prinsloo me Kendall Jenner, Joan Smalls, Jourdan Dunn, dhe Bella Hadid; Kerry Washington me Alicia Keys dhe kështu shumë yje të tjerë fotot e të cilëve ju a servirimin më poshtë.