Këngëtare, aktore tani edhe kuzhiniere. Selena Gomez është kthyer në një kuzhiniere së fundmi. Këngëtarja është protagonistja e një programi të ri të transmetuar në HBO Max.
Në ‘Selena + Chef’, një shfaqje gatimi në të cilën këngëtarja provon dorën e saj në përgatitjen e recetave nën drejtimin e kuzhinierëve të famshëm.
Për shkak të masave kufizuese prej pandemisë, mësimet e gatimit do të bëhen në distancë përmes thirrjeve me video sepse secili do të jetë në shtëpitë e tyre. Selena do mundohet të gatuaj disa receta të vështira nën ndihmën e shefave të kuzhinës.