Selena Gomez prej muajsh ka qenë në qendër të mediave rozë.

Fillimisht për lidhjen me The Weeknd, ndarjen, transplantit të veshkës e së fundmi për rikthiminin e papritur me Justin Bieber. Megjithatë, Selena ka vendosur të rikthehet ashtu siç i ka hije dhe e ka bërë më së miri këtë në një nga eventet më të rëndësishme të muzikës, “American Music Awards”. Këngëtarja e hitit “Fetish” ishte kthyer nga brune në bionde, me flokë të shkurtra, dhe dukej shumë seksi.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Selena performoi para një publiku të madh në një performancë si kurrë më parë. Ajo u shfaq me një fustan të bardhë gjumi, “e përgjakur” dhe në disa momente, padashur i janë zbuluar mbathjet. E sigurisht që performanca ka patur “Pro” dhe “Kundër”. Disa e kanë vlerësuar, ndërsa të tjerë shikues nga ekrani e kanë akuzuar se nuk ka kënduar live, por thjesht ka lëvizur buzët! Sipas tyre, baza mbështetëse dhe performanca e Selenës ishin një mashtrim pasi këngëtarja në të vërtetë nuk ka kënduar.