Selena Gomez, për tërheqjen përfundimtare nga muzika: ‘Është e vështirë kur s’të marrrin seriozisht’

Në një intervistë për Vogue, Selena Gomez shprehet se “muzika mund të mos jetë përgjithmonë në të ardhmen e saj”.

“Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit jo domosdoshmërisht të marrin seriozisht. Ka patur momente ku ka menduar: Ç’kuptim ka? Pse të vazhdoj ta bëj këtë?”

Ajo shtoi se “Lose You to Love Me”, për të është kënga më e mirë që ka publikuar ndonjëherë, dhe “për disa njerëz, prapë nuk ishte e mjaftueshme”.

Advertisement

“Unë mendoj se ka shumë njerëz që kënaqen me muzikën time dhe për këtë jam shumë mirënjohëse, por mendoj që herën tjetër që do të bëj album, do jetë ndryshe. Dua ta provoj edhe një herë, para se të tërhiqem nga muzika.”

Pas deklaratave, hashtagu #WeLoveYouSelena është bërë “trend” në Twitter, pasi mbështetësit e muzikës së saj treguan se janë aty për të.

“Kjo s’është e drejtë. Selena ka një karrierë shumë të gjatë dhe s’duhet të mbarojë kështu”, shprehet dikush.

Gomez publikoi albumin e saj të parë në vitin 2009, “Kiss & Tell” dhe vazhdoi me publikimin e tre albumeve solo dhe dy albumeve të tjera nën “Selena Gomez & the Scene”.