Selena Gomez: Nuk më vjen turp që jam bipolare!

Selena Gomez nuk është hera e parë që ka folur në lidhje me problemet e saj të shëndetit mendor.

Së fundmi ajo ka deklaruar se nuk ka për të patur kurrë turp që është bipolare. Gomez është shprehur se nuk do të jetë kurrë një modele, pasi i tregoi fansave se ilaçet e saj për lupus janë përgjegjës për shtimin në peshë.

Advertisement

Ylli 30-vjeçar foli për shëndetin e saj mendor në dokumentarin “My Mind and Me” në fund të vitit të kaluar dhe tani ka shpjeguar se të qenit në gjendje të flasë hapur për çekuilibrin mendor ka bërë që ajo të ndjehet më e lirë pasi zbuloi diagnozën e saj.

“Jam mësuar aq shumë të censuroj veten saqë nuk ishte mirë. Ndoshta ishte e çuditshme dhe e pakëndshme për njerëzit e tjerë, dhe padyshim, isha e shqetësuar, por mendoj se më në fund më lejoi të filloja të jem e hapur për gjithçka”, ka thënë ajo.

Gjatë një videoje në “TikTok”, këngëtarja dhe aktorja kritikoi ata që e kanë vënë shumë herë nën shënjestër për format e saj fizike.

“Unë thjesht doja të them dhe inkurajoj këdo që të mos ndihet i turpshëm për atë që po përjeton sepse askush nuk e di historinë e vërtetë. Unë dua që njerëzit të dinë se çdokush është i bukur dhe i mrekullueshëm pavarësisht formave”, u shpreh Gomez.

Krijuesja e shumë hiteve inkurajoi fansat e saj që të praktikojnë më shumë dashuri dhe të pranojnë veten. Aktorja e “Only Murders in the Building” fitoi famë kur luajti në serialin “Ëizards of Ëaverly Place” në Disney Channel në fund të viteve 2000 dhe ka shtuar se në atë kohë duhej të ishte më e ndërgjegjshme se çfarë thoshte por tani, sipas saj, gjërat kanë ndryshuar.