Këngëtarja amerikane Selena Gomez ka “kopjuar” Çiljetën me performancën e saj në ndarjen e çmimeve të “American Music Awards”. E para që ka reaguar ka qenë vetë këngëtarja shqiptare që në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram ka postuar foto krahasuese me performancën e Selenës dhe Çiljetës në “Kënga Magjike”. Në fakt, edhe me një sy të lirë dallohet që paraqitja e dy këngëtareve është e ngjashme. Këngëtarja dhe aktorja e Hollywoodit kishte zgjedhur një fustan të bardhë, pak a shumë të ngjashëm me atë që veshi Çili javë më parë në Tv Klan kur prezantoi këngën “Pse më do”. Në ekranin prapa saj, u shfaqën krahët e një shqiponje njësoj si Çiljeta. Shqiptarja ka postuar fotot me dedikimin: “Selena Gomez, s’është mirë që kopjon moj vajzë. Gjithsesi një kopje e bukur. Ne e kemi bërë më mirë” – shkruan Çiljeta duke renditur bashkëpunëtorët e saj në Tv Klan.
Burimi: Lapsi.al