Selena Gomez flet për përjetimet e saj kur u diagnostikua me çrregullim bipolar.

Në dokumentarin e ri “My Mind & Me”, Selena Gomez po ndan pjesë shumë të rëndësishme të vetes, si dhe përvojat e saj me lupus dhe probleme të shëndetit mendor.

Këngëtarja 30-vjeçare ka treguar se është diagnostikuar me çrregullim bipolar (shkakton ndryshime ekstreme humori, duke përfshirë faza të larta, si: mani dhe hypomani, por edhe faza të ulëta: depresion).

Advertisement

“Kur e mora vesh, nuk dija si ta përballoja diagnozën. Po sikur të ndodhte sërish? Po sikur herën tjetër të mos kishte kthim pas? Më duhej të mësoja rreth (çrregullimit bipolar) tij”, u shpreh Selena.

 

Në trailerin e dokumentarit, Selena i dhuron fansave pak nga kënga e re, duke thënë: “Mendja ime dhe unë nuk shkojmë mirë ndonjëherë/ Dhe e kam të vështirë të marr frymë/ por nuk do ta ndryshoj jetën time” dhe më pas, na merr me vete në rrugëtimin e saj emocional dhe frymëzues.

Edhe më parë, Gomez ka folur hapur për sfidën e saj me shëndetin mendor. Në prill të 2020-ës, në “emisionin” live në Instagram të zhvilluar nga Miley Cyrus, ajo u shpreh se zbuloi se ishte bipolare gjatë një vizite më spitalin “McLean” në Boston.

“Doja të dija gjithçka rreth sëmundjes dhe e hoqa frikën”, u shpreh ajo dhe nënvizoi se kishte marrë një sërë trajtimesh për ankthin, depresionin dhe “gjëra të tjera me të cilat po përballej”.