Prej shumë kohësh qarkullojnë thashetheme të ndryshme lidhur me jetën personale të Selena Gomez, por deri më sot asgjë nuk ishte zyrtarizuar.
Të dielën ajo është parë me të dashurin e saj të ri, Samuel Krost.
Të dy kanë ecur në Beverly Hills të kapur për dore.
Sipas dëshmitarëve, cifti ka darkuar për më shumë se tre orë me disa miq, ndërsa gjatë mbrëmjes janë sjellë si cift të dashuruarish.
Sam aktualisht është drejtor i shitjeve tek Onia, ndërsa më parë ka punuar për Helmut Lang.