Selena Gomez ka thënë se aktrimi e ka ndihmuar të zbulojë një tjetër perspektivë.
Aktorja 23-vjeçare u bë e famshme në një moshë të re, falë rolit të saj në programin e Disney Channel, “Barney & Friends”.
Karriera e saj vazhdoi me role në filmat “Spring Breakers” dhe “Rudderless”, por ajo zbuloi vokalin e saj të mrekullueshëm duke u bërë një këngëtare e kërkuar në tregun muzikor.
Selena është tepër e lumtur që u bë e famshme që në atë moshë, pasi e ka ndihmuar atë të bëhet femra që është tani.
“Aktrimi më dha një perspektivë të re dhe më zhvilloi personalitetin”, ka thënë ajo për revistën gjermane “Jolie”.
Ylli ka shtuar gjithashtu se është e lumtur që u largua nga Texas për të jetuar në Hollywood.