Disa muaj më parë Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra kurorzuan lidhjen e tyre me fejesë.

Ndërkohë që këtu temperaturat janë ulur, çifti është nisur për pushime në një “parajsë ekzotike”. Pas një mbyllje të suksesshme të vitit që kaloi duket se periudha e janarit i ka gjetur Seldi Qalliun dhe Mimoza Shkodra duke nisur një udhëtim drejt Republikës Domenikane.

Advertisement

Ka qenë pikërisht Seldi i cili me postimin e disa prej fotove dhe videove në Instastory na ka treguar se ata ndodhen në njërin prej plazheve më të bukura të zonës, “Punta Cana”, ku dy të rinjtë janë duke shijuar çdo copëz të parajsës, siç e quajnë ata.