Sekuestro biznesit të Fazllic, 3.3 mln € borxh

Gjykata e Tiranës ka vendosur bllokimin e kompanisë së biznesmenit serbo boshnjak Damir Fazlliç në Porto Romano. Bëhet fjalë për një kredi të pashlyer në vlerën e 3.3 milionë eurove, e cila ka detyruar një bankë të nivelit të dytë t’i drejtohet Gjykatës për të kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Fazlliç.
Kompania me administrator Damir Fazlliç është CROWN ACQUISITIONS, e cila sipas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është krijuar në 2005 dhe operon në fushën e pasurive të paluajtshme, zhvillimit urban dhe mjedisor, si dhe tregtimit të mallrave të ndryshme si naftë, gaz, e tjerë.
Kjo kompani në pronësi të Fazlliç dhe disa aksionerëve të tjerë serbë ka selinë e saj në Durrës, e përkatësisht në Porto Romano, aktivitet për të cilin Fazlliç është akuzuar asokohe nga opozita e majtë se po privatizonte me ndihmën e Berishës pasuritë e shqiptarëve.
Vendimi është marrë disa ditë më parë nga Gjykata e Tiranës e cila ka vendosur të pranojë kërkesë padinë e Bankës dhe lëshimin e urdhër ekzekutimit për përmbarimin i cili duhet të marrë tashmë nga kompania e Fazlliç shumën e pashlyer.

Advertisement