Seksi i zhurmshëm është më i mirë!

A bërtisni shumë kur bëni seks me partnerët tuaj apo preferoni të jeni më të qetë? Nëse i përkisni kategorisë së parë, atëherë ekspertët mendojne se me siguri jeni duke u kënaqur më shumë se ata që nuk u ndihet zëri i gojës. :p Studiues nga Unversiteti i Leeds, i kërkuan 71 femrave që të tregonin se sa shumë dhe kur bënin zhurmë gjatë marrëdhënieve seksuale. Ata zbuluan se femrat bënin më tepër zhurmë pak para/dhe gjatë momentit kur partneri i tyre arrinte orgazmën.

Mendohet se femrat bëjnë më tepër zhurmë në mënyrë që të eksitojnë partnerët dhe t’i bëjnë që të përjetojnë orgazmën, dhe në fakt 2/3 e atyre që u morën në studim e kanë konfirmuar këtë. 92% e femrave mendonin se zhurma e tyre rriste vetëvlerësimin e partnerit dhe 87% thanë se kjo ishte arsyeja përse e bënin një gjë të tillë.Një sondazh i realizuar nga LOVEHONEY ka zbuluar një fakt që prej kohësh dyshohej: femrat janë më të zhurmshme në krevat se meshkujt… Të gjitha femrat e pyetura kanë pohuar se ishin më të zhurshme se partnerët dhe 7 në 10 meshkuj pranuan se femrat ishin më të zhurmshme se ta në dhomën e gjumit…

Advertisement

Ndoshta meshkujt e kanë më të kollajtë që të arrijnë orgazmën kur dinë se po kënaqin partneren e tyre, por ekspertja e marrëdhënieve seksuale Tracey Cox beson se femrat janë shumë nën presion për t’i bërë partnerët të kuptojnë se janë duke u kënaqur. “Një teori mund të jetë se femrat shtiren se kalojnë orgazëm më tepër se meshkujt, ndoshta ato ndihen të detyruara të “provojnë” se po kënaqen?”,- ka thënë ajo. Por ka edhe një teori tjetër sipas së cilës femrat janë më të zhurmshme në momentet intime, pasi orgazmat e tyre janë më intensive se ato të meshkujve… Paçka përfundimeve të Universitetit të Leeds sekspertja Tracey nuk është aspak e bindur se ata që bëjnë më shumë zhurmë gjatë marrëdhënieve seksuale kënaqen më tepër. “M’u duk interesante që femrat rezultuan më të zhurmshme në shtrat. Nuk ka asnjë shpjegim shkencor mbi atë se përse disa marrëdhënie seksuale janë më të zhurmshme se të tjerat. Në fund të fundit është diçka individuale. Disa njerëz bërtasin si të ishin në koncert e disa të tjerë janë shumë të “urtë”. Kjo nuk do të thotë që nuk po kënaqen aq sa të tjerët”,- ka thënë Tracey.

Në këtë pikë duke qenë se çdo gjë është relative, n’a thoni ju si mendoni: seksi i zhurmshëm është më i mirë se ai i qetë?