Sekreti i formës së Samantës

Samanta Karavella është shfaqur mjaft e kuruar dhe me një trup në formë në videoklipet dhe koncertet e saj të fundit, por si ia ka arritur këngëtarja?

Ajo thotë se peshon vetëm 50 kilogramë dhe kjo është pesha e saj e përhershme. Samanta pretendon se kjo është pesha e saj ideale, pasi nëse do të ishte më pak se kaq nuk do ishte aq e këndshme.

Advertisement

Këngëtarja thotë se për të mbajtur linjat mundohet të eliminojë pastat dhe bukën dhe ushtrohet në palestër kur ka kohë të lirë.

Ajo përdor edhe detox me përmbajtje frutash.