Fergie duket vërtetë bukur këto kohë!
Këngëtarja ka mrekulluar në kopertinen e Allure për muajin Shkurt ku ka treguar trupin e saj tejet në formë dhe një fytyrë plotësisht të freskët.
Fergie ka folur për marrëdhënien me bashkeshortin e saj Josh Duhamel dhe se si martesa e tyre është kaq e fortë. Si fillim, prindërit e Axl (16 muajsh), vijnë nga jetë me histori të njëjta.
“Donim të njëjtat gjëra në jetë”, tregon Fergie. “Donim të njëjtën rrugë. Të dy vijmë nga familje Katolike.”
Cifti ndërkohë ndjek edhe seanca këshilluese. 39 vjecarja thotë se bashkëshorti i saj “nuk ka frikë” të bisedojë, duke shtuar se “atij nuk i duket sikur humbet burrërinë.”
Ndërsa sa i përket punës, aktori i “Safe Haven” dhe këngëtarja e “Black Eyed Peas” kanë vendosur kufij për kohën që kalojnë larg familjes.
“Kemi arritur një marrëveshje. Tashmë e kemi diskutuar që gjithshka do të bëhet me rradhë. Atij do ti duhet të vijë në turne së bashku me Axl, më pas do të bëjmë pak pushim. Kur ai të jetë i angazhuar në punë, do të jem unë që do të shkoj në sheshxhirime me Axl.”