Sekreti i artë

Çifti që u martua në një ceremoni sekrete Shtatorin e kaluar, këmbëngulin se çelësi i funksionimit të martesës së tyre ështe pikërisht evitimi i bisedave të punëve. “Nuk para flasim për punën në shtëpi. Preferojmë të jemi vetvetja. Nuk ka konkurencë midis nesh”,- ka thënë Ryan. Megjithatë nuk janë i vetmi çift që refuzojnë të flasin për punën në shtëpi. Sam Mendes, regjisori e njëkohësish bashkëshort i Kate Winslet, thotë se refuzojnë të flasin për punën vetëm nëse punojnë për të njëjtin projekt. “Kur nuk punon në të njëjtin projekt mund të jetë shumë e këndshme të flasësh për punën në sheshxhirimet respektive. Ndërsa kur punon bashkë je i mbushur. Nuk ka një që flet e një që dëgjon. Thjesht je shumë i lodhur”,- ka thënë Sam.