Martesa me sa duket nuk bën për Sean “Diddy” Combs.
Gjatë një interviste në “Watch What Happens Live”, rreperi është pyetur nga fansat se përse nuk është martuar.
“Mendoj se është dicka për të cilën duhet të ndihesh gati. Kur përfshihet edhe zemra e një personi tjetër, përgjegjësia rritet”, ka thënë Diddy, duke sqaruar kështu se përse nuk është martuar me të dashurën e tij Cassie.
Më tej ai vijoi duke thënë se nuk e di nëse do të jetë ndonjë herë gati për martesë por se nuk është kundër lidhjeve të gjata.
në fakt ai e krahasoi veten me aktoren Goldie Haën, e cila është lidhur me aktorin Kurt Russell që prej vitit 1983, por kurrë nuk u martuan.
Diddy ka thënë se më tepër është i gatshëm për një lloj tjetër kontrate, “kontratën e dashurisë”.