Seal kërkon “dëmshpërblim” nga Klum

Pas shtatë vitesh martesë, ajo që u quajt një ndarje e qetë duket se po kthehet në një fushë betejë. Thuhet se Seal, ka filluar t’i kërkojë “ushqime” (dmth para) ish bashkëshortes së tij, në mënyrë që të shkatërrojë bukuroshen. Për t’a mbajtur situatën nën kontroll persona të afërt të modeles kanë deklaruar se nuk ka asgjë mes saj dhe punonjësit të sigurisë, duke e cilësuar thjesht si marrëdhënie pune. Por janë pikërisht zërat e tjerë që flasin për një tradhëti bashkëshortore ato të cilat kanë bërë që Seal të ketë shpresa, pasi nëse rezulton kështu ai mund të përfitojë shuma të mëdha nga Heidi.

Advertisement