Scott Eastwood bashkohet me “Fast and Furious 8”

Charlize Theron nuk do të jetë e vetmja hyrje e re në filmin “Fast and Furious 8”, pjesë e filmit do të bëhet edhe Scott Eastwood.
Lajmin e ka konfirmuar vetë aktori 30-vjecar, ndërsa ka bërë edhe një tribut për të ndjerin Paul Walker.
“Nuk e përshkruaj dot me fjalë se sa i lumtur jam për filmin e ardhshëm Fast & Furious. Për mua është shumë më tepër se thjesht një film. është një trashëgimi. Aktorët që kanë punuar së bashku për kaq shumë kohë tashmë janë një familje”, ka shkruar ai në Instagram.
Eastwood ka sqaruar se roli që ai do të luajë është një personazh i ri, por pa dhënë detaje të tjera.
Ndërkohë ai ka vijuar: “Paul ishte një mik i mirë për mua. Kemi bërë sërf dhe kemi udhëtuar së bashku. Për mua ai ishte një model për tu ndjekur. Ende është i tillë. Për mua ai ishte një vëlla i madh.”
Advertisement