Drejtuar elektoratit Milo kërkoi që më 28 qershor votuesit të rrëzojnë qeverinë e djathtë. Alternativa e Berishës, tha Milo është alternativ e diktatit politik, e grabitjes ekonomike, korrupsionit dhe krimit shtetërorë. “Qeverisja e sotme dhe alternativa e Sali Berishës është alternativa e imponimit, nuk është alternativa e lirisë për të zgjedhur. Është alternativa e diktatit politik dhe nuk është alternativa e krijimit të kushteve që shqiptarët të shprehin lirisht vullnetin e tyre politik”, u shpreh kreu i PSD-së Milo.