Sarandë – Kamioni bie në kanalin e Butrintit, humb jetën drejtuesi i automjetit

Bëhet fjalë për një kamion i cili teksa po kalonte kanalin e Butrinitit me lundër, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujërat e tij duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të tij. Bëhet e ditur se viktima është 40-vjeçari Flamur Hasani, banues në Ksamil, i cili rezulton të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes fatale. Ai ka goditur drejtuesin e lundrës, duke shkaktuar në këtë mënyrë humbje ekuilibri dhe më pas aksidentin që i ka kushtuar jetën. Kamioni nuk është nxjerrë ende nga uji dhe pritet nga ekspertiza që të bëhet një analizë e të gjitha detajeve të kësaj ngjarje.

Advertisement